Paraburgim të Dyshuarve për Trafikim me Njerëz

Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit të enjten vendosi që ndaj të pandehurve me iniciale M.L. nga fshati Cerijan, Peshkopi, Republika e Shqipërisë dhe K.G. nga Prizreni, të caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të trafikimit me njerëz, nga neni 171 paragraf 1, për të cilën Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin me gjobë dhe burg prej 5 deri në 12 vjet.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 23.02.2016 prej orës 16.00 dhe do të zgjasë deri më datë 22.03.2016”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Të  pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal,  sepse nga viti 2011 e deri më datë 23 shkurt 2016 në bashkëveprim, duke e keqpërdorur pozitën e ndjeshme të viktimave, dhe duke i mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike, të njëjtat i detyrojnë të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë për persona të ndryshëm, të cilët persona paraprakisht i siguronin të pandehurit e lartëcekur.

[interaction id=”56cefd0afe5d459225c6333a”]