VIDEO - Momenti kur dërgohen duarlidhur në gjykatë të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka sjellë në Gjykatën Themelore në Prizren të arrestuarit në rastin e grabitjes në Suharekë.

Të arrestuarit në Gjykatë u sollën nga pjesëtarët e Njësisë Speciale dhe duarlidhur.

Pas pak ndaj tyre pritet që mbahet një seancë, e cila është thënë se do të jetë e mbyllur.

Një numër i zyrtarëve policorë janë parë edhe në afërsi të objektit të Gjykatës në Prizren.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Lidhur me këtë, një aksion policor, në tri lokacione që përfshijnë Prishtinën, Fushë Kosovën e Carralevën, është realizuar dje në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor.

Policia ka thënë se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

Shkrepja e armës nga i dyshuari, sipas PK-së, bëri që të mbes i plagosur edhe zyrtar policor.

Më pas, policët që ishin prezent në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.