
Marijuanë e zbuluar nga policia| Foto: Arkiv
Paraburgim për Rekordmenët e Drogës në Gjilan
19.12.2016 - 12:29
I pandehuri N. B. nga Komuna e Fushë Kosovës, ndërsa M. L. dhe Xh. R. nga Komuna e Preshevës, me datë 16.12.2016, janë nxënë me substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 (dyqind e katër dhjetë) kilogramë.
Andaj me këtë veprim ata kanë kryer veprën penale: blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Dje KALLXO.com raportoi për konfiskimin e kësaj sasie të narkotikëve.
http://kallxo.com/ne-gjilan-policia-thyen-rekordin-ne-konfiskim-te-droges/