Foto-ilustrim

Paraburgim për Pejanin që u arratis e rrahu të miturin për një bluzë

Pejani XH.T do qëndron 30 ditë në burg për shkak të një serie veprash të kryer brenda pak ditësh.

Sipas një njoftimi nga Gjykata e Pejës Xh.T ka rrahur një person për shkak të një bluze është arratisur nga stacioni i policisë e po ashtu disa herë radhazi kishte telefonuar zjarrfikësit për djegien e një shtëpie në një lagje të Pejës.

Gjykata sqaron se problemet me ligjin për Xh.T nisën në gusht të 2018-tës ku ai rrahu të miturin D.B vetëm pse ai nuk pranoi t’ja huazoj një bluzë.

Në këtë incident sipas gjykatës viktima kishte humbur vetëdijen nga rrahja dhe kishte marrë lëndime trupore.

Tutje problemet kishin vazhduar në muajin maj të 2019 Xh.T kishte telefonuar të paktën tri herë zjarrfikësit duke lajmëruar rrejshëm se në lagjen “Kapeshnica” në Pejë, është duke u djegur një shtëpi e banuar, në të cilën kishte edhe fëmijë.

Xh.T ishte burgosur nga policia ndërsa kishte arritur që nga dritarja e banjos së stacioni të arratiset.

I njëjti sipas njoftimit të gjykatës do qëndroi në paraburgim