Vrasja në Klinë, Gjykata vendos për paraburgim për Tush Frrokun

Gjykata e Pejës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e A.P në një lokal në Klinë më 7 gusht.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“Ndaj të pandehurit T.F. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”- ka bërë të ditur Zhuti.

I dyshuari për vrasjen në Klinë më 7 gusht ishte në arrati deri më 15 gusht, kur është dorëzuar në Polici në Pejë.

Dhjetëra bastisje në lokacione të ndryshme ishin kryer nga forcat e rendit që nga dita kur ishte shpallur në kërkim por Frroku nuk ishte gjetur.

Dyshohet se për këto 8 ditë ai ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar në Burojë të Skenderajt.

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Klinë