Ilustrim

Paraburgim për burrin që dyshohet se plagosi gruan në Mitrovicë

Gjykata e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin R.F, i cili dyshohet se plagosi dje gruan e tij.

Gjykata duke mos dhënë shumë detaje se si ka ndodhur rasti, ka njoftuar se i dyshuari dje rreth orës 13:00, në rrethana ende të paqarta ka pagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Gjykata ka njoftuar se i dyshuari R.F, dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajte e paautorizuar e armës.

Në seancën e mbajtur sot, Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, duke i caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për plagosjen në Mitrovicë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dje dje dy gëzhoja, ka konfiskuar armën dhe ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast.