FOTO ARKIV; Ilustrim

Para Gjyqit të Akuzuarit për Përgatitje të Sulmit ndaj Lojtarëve të Izraelit

Nën masa të shtuara sigurie pritet të nisë gjykimi ndaj nëntë të akuzuarve për planifikim të sulmit ndaj lojtarëve të Izraelit kur këta u ndeshën më Shqipërinë në Elbasan më 12 nëntor.

KALLXO.com shkroi për aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës të ngritur ndaj personave me inicialet V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P. i ngarkon ata se sulmin e kishin planifikuar nën udhëzimet e Lavdrim Muhaxherit.

Prokuroria akuzon nëntë personat se me dashje e dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste.

Prokuroria pretendon se ka fakte se  Lavdrim Muhaxheri  përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, nëntorin e 2016-ës.

Prokuroria pretendon se komunikimi ishte kryer duke përdorur një aplikacion të internetit i cili supozohet se ishte i padëgjueshëm.

Dy të akuzuarit e tjerë,  A.A. dhe L.G., e kanë shfrytëzuar të njëjtin aplikacion për të komunikuar me Lavdrim Muhaxherin me qëllim që gjatë tetorit të kryenin sulme terroriste brenda Kosovës.

Prokuroria pretendon se pjesë e organizimit ishte edhe blerja e armëve për grupin me paratë e siguruara nga Lavdrim Muhaxheri

“I pandehuri L.G., ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A shumën prej  1500 eurove”, thuhet në aktakuzë. Sipas të njëjtës grupi kishte arritur të pajiset edhe me eksploziv.

“I pandehuri V.I., është furnizuar me 283.1 gramë të eksplozivit të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cila materie është  gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit”, thuhet në aktakuzë.

Grupi sipas aktakuzë kishte arritur të prodhonte eksploziv artizanal në shtëpinë e të pandehurit  K.P.,

“Në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gramë oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, të gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit “, thuhet në aktakuzë.

Më 8 qershor u raportua për vrasjen në Siri të pjesëtarit të ISIS-it Lavdrim Muhaxheri, ndërsa KALLXO.com atë ditë shfaqi xhirime nga e pamja e hapur për të në Kaçanik.

http://kallxo.com/video-e-pamja-per-lavdrim-muhaxherin-ne-kacanik/