Nga një konferencë e KQZ-së | Foto: KALLXO.com

Pa Ndryshime pas Numërimit të 91 për Qind të Votave

Pas numërimit të 91.33 për qind të votave nga KQZ-ja, vazhdon të prijë Koalicioni PDK-AAK- Nisma dhe partnerët e tij më të vegjël.

Ky koalicion nga numërimi i deritashëm ka fituar 220 mijë e 945 për qind të votave, ose 34,59 për qind të tyre.

E dyta është Lëvizja Vetëvendosje me 170 mijë e 807 vota, ose 26, 74 për qind të tyre.

Pas LVV-së renditet Koalicioni LDK- AKR me 165 mijë e 209 vota, ose 25, 86 për qind të tyre.

KALLXO.com dje gjatë tërë ditës shkroi për procesin zgjedhor.

Zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan dje, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit patën 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë ishin 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat u pastruan nga 33 mijë e 542 persona.

Zgjedhjet u monitoruan nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.