Numërimi i votave në Shqipëri, Foto: Top Channel

Vijon numërimi i votave në Shqipëri, këto janë rezultatet e fundit

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është duke vazhduar.

Sipas të dhënave të përditësuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri rreth orës 09:51, janë numëruar 1,671 qendra votimi nga 5,199 në total.

Rezultati nga këto numërime tregon se Partia Socialiste ka marrë 49.53% të votave, kurse, Partia Demorkatike-AN, ka marrë 38.74%.

Në këtë LINK mund të shihni rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Shqipëri.

Zgjedhjet u mbajtën të dielën, më 25 prill.

Burimi: KQZ/ Shqipëri