Agim Sheqiri, OSHP

OSHP: Nuk ka mungesë të trajnimeve për e-prokurim

Arsyetimi i mospërdorimit të platformës online të prokurimit nga zyrtarët për shkak të mungesës së trajnimeve nuk qëndron sipas zyrtarit të OSHP-së.

Agim Sheqiri nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që është edhe trajner lidhur me prokurimin elektronik tha se trajnime janë mbajtur mjaftueshëm.

“Ka pasur trajnime më tepër sesa që duhet. Duhet të ngritet performance e trajnimit.Trajneri duhet të jep imputin që duhet. Me e prokurim KRPP ka mundësuar të gjithë zyrtarët, i ka obliguar të gjithë zyrtarët të trajnohen”, tha Sheqiri në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Pas ankesave të disa prej zyrtarëve komunalë të prokurimit për vështirësinë me punën në këtë sistem, Sheqiri tha se është pjesë e punës së tyre që duhet të merret me përgjegjësi.

“Përdersia ka kontratë për t’i kryer funksionet e zyrtarit të prokurimit nënkupton që duhet ta njoh teknologjinë e informacionit mirë dhe të shkojnë ka ideja për funksionalizimin e prokurimit elektronik. Besoj që është një përgjegjësi më e madhe, a mun e përballon dikush ose jo ajo duhet të sfidohet njëherë”, tha ai.

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë debatuan edhe, Agron Ibishi nga KRPP, Driton Selmanaj, Deputet , Rinora Gojani, KOSID dhe Isuf Zejna nga Demokracia Plus.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: