Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Opozita Mbledh Nënshkrimet për Mocionin

Opozita ka arritur të mbledhë dyzet nënshkrimet e nevojshme për votëbesimin  qeverisë.

Këto nënshkrime janë dorëzuar tashmë në Kuvend.

Iniciativa për votëbesimin e  qeverisë kishte ardhura nga Nisma për Kosovën dhe ishte përmendur nga lideri i saj Fatmir Limaj.

Nëse pro mocionit votojnë 61 deputetë, qeveria aktuale rrëzohet dhe organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve për mocionin Kuvend, pritet që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votëbesimin e qeverisë.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami më 14 prill e kishte paralajmëruar shkuarjen e shpejtë të mocionit në Kuvend.

http://kallxo.com/bajrami-mocioni-ne-kuvend-ne-fund-te-javes-tjeter/