Arben Berisha - Foto: KALLXO.com

Obiliqi i pafuqishëm karshi keqmenaxhimit të deponisë së Mirashit

Komuna e Obiliqit në të cilën gjendet një nga deponitë më të mëdha të mbeturinave në Kosovë nuk ka kompetenca ekzekutive mbi të.

Arben Berisha, Drejtor i Ambientit në këtë komunë tregoi për vështirësitë që hasin për qasje në këtë deponi.

“Këtu problemi është menaxhimi i kësaj deponie është në nivelin më të rrezikshëm. Kjo menaxhohet prej KMDK dhe Inspektoratit të Ministrisë. Masat e vetme që na lejohen është që bëjmë shkresa vazhdimisht në inspektorat të mjedisit. Jemi të pafuqishëm në marrjen e vendimit pasi nuk na jepet kompetenca as ta ndalojmë punën.”, tha Berisha.

Ai po ashtu tregoi se për inspektimet e tyre të vazhdueshme dhe gjetjet e kanë njoftuar Ministrinë e Mjedisit.

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: