Nuk ka kuorum për votimin e ekipit negociator

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas fillimit të seancës së jashtëzakoshme me katër orë vonesë ka thënë që nuk ka kourum për votimin e ekipit negociator të Qeverisë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Me aq sa mund ta konstatoj nga administrata, nuk ka kuorum, për këtë arsye vazhdimi i seancës do të bëhet kur të ketë kuorum”, ka shtuar Veseli.

Në të njëjtën kohë ai ka njoftuar që nga ora 19:30 do të nisë seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

“Në të njëjtën kohë kemi pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme nga kolegët e opozitës, tani ne do të respektojnë të gjitha procedurat, edhe pse përpjekja jonë ka qenë që të mbajmë seancën bashkërisht, në këto rrethana në 19:30 do të vazhdojë seanca e kërkuar nga 51 deputetët e opozitës”, ka përfunduar Veseli.