Foto: RTV 21

Nora Gjakova e Artë në Antalya

Edhe xhudistja Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Grand Prix-in e Antalyas.

Gjakova në finale mposhti koreanen Kim Jandi, shkruan rtv21.tv.

Gjakova në kategorinë -57 kg , fillimisht ka mundur xhudisten nga Turiqa, Tugba Zehir, pastaj është ndeshur me Kseniia Beldiagia, ku po ashtu doli fituese.

Në gjysmëfinale, ajo u ndesh me kandidaten nga SHBA-të Leilani, Akiyama.

Medalje të artë në të njëjtën garë fitoi edhe Distria Krasniqi, ndërsa Fjolla Kelmendi u stolis me të argjendtën.

http://kallxo.com/distria-krasniqi-fiton-edhe-nje-medalje-te-arte/

http://kallxo.com/kelmendi-rremben-medaljen-e-argjendte/