Kori Siparantum . Foto: 'Siparantum Choir'.

Kori "Siparantum" nga Kosova fiton dy medalje të arta në festivalin e koreve në Korenë e Jugut

Kori “Siparantum” nga Kosova ka triumfuar në garën më të madh të koreve “World Choir Games 2023”, që u mbajt në Gangneung, në Korenë e Jugut.

Përmes një njoftimi në Facebook, kori “Siparantum” ka bërë të ditur se ka fituar dy medalje të arta në kuadër të këtij festivali.

“Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në ‘World Choir Games’ në Republikën e Koresë. Në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medalje të merituara Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit. Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën 🇽🇰në këtë garë prestigjioze”- thuhet në njoftimin e korit në Facebook.

Festivali i koreve, World Choir Games 2023 u mbajt nga 3 deri më 13 korrik në Gangneung të Koresë së Jugut.