
Arkiva - Foto: KALLXO.com
Një Zyrtar Policor mes 4 të Arrestuarve
Sipas komunikatës së policisë këta persona janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, mbajtje në pronësi, kontroll të armës pa leje dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjatë aksionit, përveç arrestimeve të personave me inicialet B.K, N.M, A.R dhe S.J, policia liroi edhe një viktimë të trafikimit.
Në komunikatë thuhet se të dyshuarit B.K dhe N.M tashmë të arrestuar me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë.
I dyshuari A.R është arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i dyshuari S.J zyrtar i policisë, pas hetimeve te përbashkëta me Inspektoratin Policor është arrestuar nga këta te fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit N.M dhe janë gjetur dhe sekuestruar, katër fishekë të kalibrit 9 mm, pajisje për pastrimin e armës, tri fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit dhe një telefon mobil.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.