Policia e Maqedonisë - Foto: Rtv21

Një Person nga Haraçina Tenton të Shkelë Policin

Një banor 24 vjeçar nga Haraçina, i cili ka qenë duke e drejtuar një furgon me dru për ngrohje, mbrëmë ka tentuar t’i ikë policisë në fshatin Kadino të Shkupit, ndërsa në këtë rast edhe t’i shkelë nëpunësit policorë.

“Mbrëmë rreth orës 19:45 minuta në fshatin Kadino të Shkupit nëpunësit policorë nga Reparti policor Petrovec kanë tentuar ta ndalin automjetin furgon të ngarkuar me dru për ngrohje dhe i drejtuar nga G.M. (24) nga fshati Haraçinë, i cili në shenjën e dhënë “Stop” nuk është ndalur dhe me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të fshatit Mariono”, theksojnë nga MPB.

Në orën 20:05 G.M. është ndalur në rrugën drejt fshatit Haraçinë, në afërsi të depos së mëparshme me ç’rast ka tentuar të godasë automjetin e policisë si dhe t’i shkelë në punësit policor pasi ata kishin dalë nga automjeti.

Në vendin e ngjarjes me automjetin e tipit “Golf” kanë arrdhur edhe tre persona të cilët janë drejtuar drejt nëpunësve policorë, me ç’rast njëri prej nëpunësve policor ka shtënë me armë në ajër për t’i frikësuar, ashtu që personat kanë ikur, ndërsa G.M. është kapur nga policia, thonë nga MPB.

Policët rreth orës 20:15 minuta i kanë kapur edhe personat tjerë S.M. 23-vjeçar, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin “Golf” si dhe E.E. 40, G.M. 55 si dhe M.M 24 të gjithë nga fshati Haraçinë. /21Media