Një i plagosur në qendër të Mitrovicës

Një person është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 23:00 në Mitrovicë.

Burime të KALLXO.com thonë se rasti ka ndodhur në qendër të qytetit të Mitrovicës, afër ndërtesës së ATK-së.

Sipas të njëjtave burime, jeta e të plagosurit nuk është në rrezik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.