Gjatë kësaj jave numërohen votat me kusht dhe publikohen rezultatet përfundimtare - Foto: KALLXO.com

Nis Numërimi i Votave

Monitoruesit e BIRN/Internews Kosova njoftojnë se tashmë ka filluar numërimi i votave.

Ndërkohë, KQZ ende nuk ka dhënë ndonjë shifër zyrtare të pjesëmarrjes në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

Në zgjedhjet e sotme është votuar për anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e sotme janë mbajtur pas shpërndarjes së Kuvendit më 11 maj, ditë kur përmes një mocioni mosbesimi u rrëzua Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa.