Foto: Ilustrim

Në Shipol Arrestohen Dy Hajna të Dyshuar

Policia njofton se sot në Shipol të Mitrovicës ka arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer disa vepra penale vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit të përditshëm policor, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin, i cili nga forcat e rendit po trajtohet si “vjedhje e rëndë“.