Ilustrim

Në Pranga dy Persona për Kontrabandë të Derivateve

Policia e Kosovës gjatë ka arrestuar sot dy persona të cilët dyshohet se po e kryenin veprën penale të kontrabandës me derivate.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se kjo ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnatës.

Arrestimi i tyre është bërë pas sinjaleve dhe fotografive të marra nga kamerat e sigurisë, ku të dyshuarit janë vërejtur se po bënin lëvizje të kundërligjshme në zonën e Vitomiricës, në afërsi të Pejës.

N.R (1986) dhe M.T (1995) të dy shtetas serb po bartnin derivate me një kamion ku pas kontrollit në rimorkion e kamionit janë gjetur mbi 20 mijë litra derivate të naftës.

Në një komunikatë të policisë thuhet se në brendi të karrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar për transportim ilegal të derivateve.

Të dyshuarit sipas policisë nuk posedonin dokumentacionit përkatës prandaj dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia me destinacion Kosovën.

Një litër naftë në Kosovë  kushton 87 centë e ndërsa vlera e përgjithshme për sasinë e kontrabanduar del të jetë mbi 17 mijë euro.

Për këtë rast më urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduar do të dërgohet në terminal të Doganës së Kosovës.

Rasti i kompletuar i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale për procedurë të mëtutjeshme.

kamioni2