Në Gjakovë promovohet 'Arti që i jep ngjyrë qytetit'

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi bashkë me artistët e rinj nga Gjakova kanë promovuar projektin “Arti që i jep ngjyrë qytetit”.

Ministri Gashi ka shkruar në Facebook se ata me duart e arta kanë vizatuar murale të ndryshme duke krijuar pamje të mrekullueshme dhe atraktive, dhe kështu kanë ndryshuar pamjen e pahijshme të këtyre hapësirave.

“Do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim projekte të tilla për ta nxitur edhe më shumë aktivizimin e kreativitetit dhe performancës artistike”, ka shkruar ministri Gashi.]