Në Familjen e Futbollistit të Vrarë në Pejë (VIDEO)

Futbollistit të ri nga Peja, Idriz Berisha, i është ndërprerë ëndrra që të sprovohej në një klub evropian pas plagëve vdekjeprurëse që mori mbrëmë në vendlindjen e tij.

Pas 10 ditësh ai do ta bënte një test në një klub të futbollit në Itali për të parë nëse do të mund ta vazhdonte karrierën në atë shtet.

Një ndeshje futbolli e zhvilluar dje në park të madh ishte fatale për Idrizin.  Ai në fund të takimit u qëllua me thikë nga një futbollist tjetër  si pasojë e një konflikti gjatë  takimit.

16 vjeçari Idriz Berisha si pasojë e plagëve të marra nga thika ishte dërguar pa shenja jete mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Vdekjen e të miturit të enjten mbrëma e kishte konfirmuar për KALLXO.com, mjeku kujdestar në emergjencë, Bekim Rama.

http://kallxo.com/vritet-thike-nje-ri-ne-peje/

Ndonëse ende nuk janë mirë të informuar se si ka ndodhur rasti por thonë se i biri i tyre u ther me thikë gjatë një ndeshje futbolli.

Naim Berisha, familjar i viktimës tregon së pas dhjetë ditëve, Idrizi kishte në plan të udhëtonte drejt Italisë për t’u testuar në ndonjë klub si talent i ri i futbollit. Ai rrëfen edhe për mundin e familjarëve që t’i mundësohej një gjë e tillë talentit 16 vjeçar, tashmë të ndjerë.

“Siç thotë edhe babi i tij se 15 vjet ka investuar në këtë djalë për futboll. Tash me 20 qershor ka pasur për të udhëtuar për në Itali për test në futboll”, tregon Naim Berisha për KALLXO.com.

Ndonëse ende nuk janë mirë të informuar se si ka ndodhur rasti, ai thotë së Idrizi u ther me thikë pikërisht në një ndeshje futbolli në park të madh të qytetit.

“Sipas informatave kanë qenë në Karagaq në park duke luajtur. A kanë pasur fjalosje aty nuk e dimë, veç kur kemi dëgjuar lajmin në fshat së është ther me thikë. Kemi shkuar për spital por ai kish pas ndërruar jetë pa shkuar në spital” , rrëfen familjari i viktimës.

Ndërkaq përmes një komunikate Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur së për rastin në fjalë është arrestuar i mituri 16 vjeçar K.N i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Në anën tjetër, i afërmi i viktimës, Naim Berisha, thotë së siç janë njoftuar nga shoqëria e Idrizit, ky i fundit dhe i dyshuari për vrasjen e tij, kishin luajtur së bashku futboll.

Vrasja e 16 vjeçarit Idriz Berisha nga Peja është e para në ketë komunën pas 17 muajsh.

Varrimi i Idriz Berishës do të bëhet të premten rreth orës 18:00 në varrezat e Pejës.