Në emër të sigurisë kibernetike KOSTT refuzon emailet

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se në drejtim të masave për rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike, ka marrë vendim që çdo komunikim në formë elektronike nga email adresat private (domain-ët jozyrtar) të refuzohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative të KOSTT sh.a..

KOSTT ka kërkuar që çdo kërkesë apo komunikim me KOSTT të drejtoheni nga email adresat zyrtare.

“Sepse çdo email nga adresat private duke filluar nga data 20 qershor 2018, do të bllokohet automatikisht nga sistemit i teknologjisë informative në KOSTT dhe nuk do të arrijë në Zyrën për Komunikim dhe Relacione me Publikun”, përfundon njoftimi i KOSTT.