Aksidenti në magjistrale | Foto: KALLXO.com

Ndeshen Kamioni e Makina-Tre të Vdekur

Sipas policisë tre persona vdiqën sot në mëngjes kur një makinë u ndesh me një kamion në afërsi të fshatit Babush.

“Rreth orës 7:30 Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në fshatin Babush ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture ku kanë humbur jetën tre persona: dy femra dhe një mashkull,” tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti.

Aksidenti shkaktoi kolona në magjistrale, ndërsa policia më vonë u devijoi rrugën makinave nëpër rrugë lokale, derisa policia po kryente shikimin vendit të ngjarjes.

aksidenti5 aksidenti1 aksidenti