Foto: Ilustrim

Ndalohen katër burra dhe një grua, kapen me marihuanë e kokainë

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi janë kapur nga policia me marihuanë e kokainë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 21 mbrëmjen e kaluar në rrugën “Tahir Zajmi”, në Prishtinë gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 10 cigare të mbushura me narkotike të llojit marihuanë, me peshë 7 gramë, dy gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë, tre telefona celularë dhe 480€, ndërsa janë kontrolluar edhe katër lokacione të ndryshme por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.