Nata e Muzikës, Dramës dhe Gatimit në Etno Fest

Në krahasim me dy netët e para, programi i natës së sontme i festivalit tradicional EtnoFest ishte më i shkurtër.

Një ansambël, një monodramë dhe gatimi i përnatshëm ilir, ishin pjesë e agjendës së ditës së tretë.

Për afër një orë, para të pranishmëve performoi grupi folklorik “Kozare” nga Kuçova.

“Është e rëndësishme që sot në këtë ditë vlerat kulturore artistike folklorike të vijnë në vatrat tona shqiptare. Pra Kosova është Shqipëria e Shqipëria është Kosova”, tha drejtori i ansamblit, Xhevahir Sulovari.

Sapo ra terri në tokë, në një skenë tjetër, e cila deri sonte nuk ishte pjesë në performancat e kaluara, u dha shfaqja teatrore “Hajria dhe zëri njerëzor”, monodrame nga Sheqerie Buqaj.

Më pas, si çdo natë, erdhi radha e gatimit të ilir të turkut Ahmet Dursun, i cilësonte ofroi ato që i quajti pjata të harruara të shqiptarëve.

Në menynë e tij ai sonte kishte mish viçi me barishte dhe perime.

EtnoFest përfundon nesër.