Etno Fest, Foto: KALLXO.com

'Etno Fest', festivali që po nxjerr në pah kulturën e pasur artistike shqiptare (VIDEO)

Në skenën kubike, mes të bardhës dhe të zezës me lëvizjet skenike të dy aktoreve të reja, vazhdoi nata e gjashtë e festivalit “Etno Fest”.

Në ambientin e rrethuar nga arti, përfshirë piktura, skulptura, poezi dhe shfaqje teatrale, pati numër të madh të pjesëmarrësve.

Nga prapavija e këtyrë krijimeve artistike lë të kuptohet që puna realizohet me përkushtim deri në nxjerrjen produktit final e që është përçimi i emocionit tek publiku.

Shfaqja e titulluar “Liria” e mbajti deri në fund audiencën për ta kuptuar thelbin dhe ndjenjën e të qenit i lirë.

Dy aktoret e reja shprehen të lumtura që arritën të përçojnë emocion tek publiku edhe pse thonë që nuk ishte lehte për to.

Aktorja Albina Bunjaku thotë që është dashur seriozitet për të arritur këtu.

“Sigurisht që nuk është shumë e lehtë ashtu siç duket po në fakt me punë dhe seriozitet të punës arrihet çdo gjë”- theksoi Bunjaku.

Pavarësisht mungesës së koreografit Robert Nuha, pasi ishte jashtë vendit, vajzat ia dolën të shfaqnin brendinë e tyre artistike duke bërë lëvizjet skenike.

Lavdrije Idrizi potencoi që ka qenë e vështirë mungesa e koreografit.

“Prania e tij neve na ndihmon shumë ka qenë shumë e vështirë për neve, por prap ia kemi dalë dhe besoj që kemi qënë shumë mirë”- tha ajo.

Ora poetike përmbushi një deminsion tjetër të festivalit, me llojllojshmëri stilesh e epokash letrare, nata u bë e larmishe.

Poezitë si krijime sensitive paraqitën një botë akoma më të thellë me nënkuptim mes rreshtave dhe fjalëve të thurura nga ndjenja.

Po kështu edhe për poeten Naime Beqiraj “Etno Fest” është një mundësi e mirë për të parë artin nga afër.

“Etno Fest ka krijuar bindshëm vizionominë e vet, është i vetmi festival shumë dimensional tek shqiptarët dhe është shumë kreativ duke e quajtur Etno dikujt mund të i shkojë mendja që ka folklor, ka folklor por bashkë me poezi, ju sonte ishit dëshmitarë e ndëgjuat performancën e disa poetëve më të mirë të Kosovës, ishte edhe një poet nga Shkodra, i nderuar Primo Mushllak, u ndërthur edhe modernja edhe etno edhe tradita edhe përzgjedhja ishte bërë shumë me shije”- tha Beqiraj.

Krijuesi, Jasmir Morina tregon që “Etno Fest” po promovon një prej segmentëve më të rëndësisshme të trashëgimisë së sotme kulturore.

“E veçanta e “Etno Fest” është se merret më shumë me etnografinë, që mendoj se është duke u punuar pak në këtë drejtim dhe nxjerrja në pa e veprave të cilat e vendosin artin etnografik në planin e parë mendoj se është shumë e rëndësishme për vendin dhe kulturën tonë”- bëri të ditur Morina.

Si dhe piktori Veton Gusia thekson që “Etno Fest” është një organizim i mrekullueshëm, por që institucionet duhet të ndërhyjnë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve në drejt fshatit Kukaj (rreth 30 minuta larg Prishtinës), që të jenë pjesë e festivalit.

“Etno festivali (Etno Fest) është një festival tradicional i cili meriton shumë më shumë, meriton minimumi që gjatë festivali me qenë dy-tre autobusë ose minibusë në ditë me çmime më të lira sepse çmimi i taksive është i shtrenjë dhe i pa përballueshëm për kushtet e Kosovës. Besoj se duhet me ndërhyjë qeveria dhe komunat për linjat e transportit publik për hapësiratt ku mbahen festivalet”- shtoi ai.

Festivali vazhdoi me etno performancën e këngëtarës Edona Reshitaj dhe u përmbyllë nga grupi dixhej “Still Music”.