Arkiv - Naser Osmani në Gjykatë

Naser Osmani në Gjykatë, se kam tejkaluar asnjë autorizim ligjor

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë,  është duke vazhduar gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, gjykim ky i cili lidhet me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Mbrojtjen e ka dhënë i akuzuari Naser Osmani i cili është përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha pastaj prokurores speciale Fikrije Fejzullahu si dhe trupit gjykues.

Avokati Berisha, të akuzuarin Naser Osmani ndër të tjera e ka pyetur se cilat kanë qenë detyrat që ai ka qenë i detyruar të i marrë në lidhje me rastin e datës 20 janar të vitit 2012 në lidhje me lirimin nga monitorimi të ndërmarrjes “FAN” si dhe për lirimin e disa aseteve të asaj ndërmarrje? Pasi që sipas avokatit në aktakuzë thuhet se Naser Osmani në atë rast i ka tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo për ndonjë person tjetër.

Për çka Osmani ka thënë se ai asnjëherë nuk i ka tejkaluar kompetencat e tij.

“Unë e kam përmbush të drejtën time ligjore për të dhënë një mendim për çështjen në fjalë duke marr parasysh të gjitha rrethanat”, tha Naser Osmani, i cili shtoi se ai dhe gjashtë anëtarët e Bordit, kanë votuar për lirimin e fabrikës “FAN”, përpos Haxhi Arifit, i cili ishte kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të prokurorisë se Naser Osmani ka ndikuar tek anëtarët e Bordit që të votonin për ta liruar fabrikën “FAN” nga monitorimi, Osmani i ka mohuar këto pretendime të prokurorisë me arsyetimin se secili anëtar i bordit e ka pasur mendimin e vet, e sa i përket anëtarëve të tjerë ndërkombëtar tha se ai nuk ka komunikuar me ta pasi që nuk e di gjuhën angleze.

Për lirimin e fabrikës nga monitorimi, ai tha se kjo ka qenë kërkesë e blerësit dhe se këtë proces e kishte monitoruar edhe Zyra Ndërlidhëse e Këshillit të Evropës.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 7 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”.

KALLXO.com e ka përcjellë në vazhdimësi këtë proces.

Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Shkrimi është edituar në njerin na emrat e të akuzuarve A.K për të cilin prokuroria është tërhjekur nga aktakuza.