Mustafa: Rrezikojmë Milionat për Pensione të Veteranëve të Punësuar

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka paralajmëruar deputetët që po diskutojnë ndryshim-plotësimin e ligjit për veteranët e luftës.

Ai ka thënë që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që ky projektligj të miratohet këtë vit dhe të eliminohet mundësia që veteranët e punësuar të marrin 50 për qind të pensionit.

“Ata kërkojnë që të eliminohet mundësia që veteranët që janë në marrëdhënie të punës mund të marrin 50 për qind të pensionit,” tha Mustafa.

Ai ka thënë se nëse votohet ky nen nuk plotësohen kriteret e FMN-së dhe kjo ka pasoja me miliona euro për Kosovën.

“Rrezikojmë edhe marrëveshjet që I kemi nënshkruar me organizata ndërkombëtare me vlerë afër 1 miliardë euro”