Kryeministri Isa Mustafa - Foto: Facebook

Mustafa: I Bindur se Haradinaj do të Triumfojë mbi Padrejtësinë

“Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

“Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë”, ka theksuar shefi i Qeverisë, duke u shprehur shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta dhe Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje.

Gjykata e Apelit e qytetit francez Colmar ka shtyrë sot për më 2 mars vendimin rreth ekstradimit ose jo të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi.

http://kallxo.com/haradinaj-mbetet-ne-france/

Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti në aeroportin e Basel-Mulhouse sipas një fletarresti të lëshuar nga autoritete serbe të vitit 2004.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Më 12 janar, gjykata franceze e kishte liruar me kusht ish-komandantin e UÇK-së, të cilin autoritetet serbe e akuzojnë për krime lufte, të kryera gjatë luftës së viteve 1998/1999.

http://kallxo.com/haradinaj-lirohet-kusht/