Ceremonia te ura e Ibrit | Foto: KALLXO.com

Mogherini te Ura e Ibrit

Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri po e viziton edhe urën e Ibrit në Mitrovicë.

Kjo urë është revitalizuar me paratë e BE-së, ndërsa gjatë një konference sot Mogherini tha se ura tash e tutje do të jetë një simbol i raporteve të reja serbo-shqiptare.

“Ura nuk do të shënojë më konfrontim, por do të bëhet simbol i një marrëdhënie të re mes shqiptarëve e serbëve,” tha Mogherini.

Në Mitrovicë ka masa të shtuara sigurie për vizitën e Mogherinit