I Mituri Ther të Miturin në Podujevë

Në Podujevë, sipas policisë një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër.

“Raportohet se viktima e mitur është therur me armë të ftohtë –thikë në këmbën e majtë nga i dyshuari i mitur”, thuhet në raportin policor.

Policia tregon se i lënduari pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa i dyshuari për therje pas njoftimit të punëtoritë Qendrës për Punë Sociale është intervistuar nga prokurori dhe më pas është liruar.

Policia bën me dije se është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se është kryer therja.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të ngjashme.

http://kallxo.com/theret-nje-mitur-ne-peje-arrestohet-dyshuari/

http://kallxo.com/therje-e-te-miturit-ne-prishtine-dyshuari-ne-arrati/

http://kallxo.com/dy-te-mitur-te-dyshuar-per-therjen-afer-shkolles/