Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet ish-drejtori i ndërmarrjes 'Uniteti' për kepërdorim të detyrës

Ish-drejtori i ndërrmarjes ‘Uniteti’ në komunën e Mitrovicës, Skender Tahiri është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimin e Tahirit e ka bërë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për informacione tjera do të iu informojmë pas kompletimit dhe përfundimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës për Kallxo.com. 

Arrestimin e Skender Tahirit, ish-drejtorit të ndërmarrjes “Pastrimi” në Mitrovicë e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.