Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për grabitje të parave

Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur dje në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se grabitja është kryer nga persona të armatosur  të cilët me forcë kanë rritur t’ia marrin viktimës një shumë të konsiderueshme të parave duke ikur në drejtim të panjohur.

Si pasojë e kësaj grabitje, lëndime trupore ka pësuar viktima i cili është trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se pak orë pas kryerjes së veprës penale është identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale grabitje, B.R, 42 vjeçar.

Në kërkim të personave tjerë të përfshirë në rast janë realizuar dy operacione bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku në kërkim policor mbeten edhe tre persona tjerë, dy nga ta identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë.

Pas arrestimit të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.