Ministria e Diasporës organizon koncert për mërgimtarët

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon koncert festiv për mërgimtarët. Ky koncert do të mbahet nesër (1 Gusht) duek filluar nga ora 22 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në këtë koncert do të performojnë artistë të njohur të skenës muzikore.

Ministria ka ftuar qytetarët e posaçërisht diasporën që ti bashkohen festës në kryeqytet.

Nga viti 2006 e deri 2018, diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 7.9 miliardë euro ‘para t’thata”.

Në vitin 2018, nga diaspora në Kosovë mbërritën 800.6 milionë euro. Rreth gjysma e këtyre mjete, apo 387.5 milionë euro u dërguar nëpërmjet Agjencive për transferimi e parave. Ndërsa 36 për qind e dërgesave apo 290 milionë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet kanaleve tjera. Vetëm 123.1 milionë euro janë dërguar nëpërmjet bankave.

Krahasuar me vitin 2017-të, kur dërgesat e mërgimtareve ishin në vlerën e 759.2 milionë euro, në vitin 2018 kemi një rritje për 5 për qind apo mbi 41 milionë euro.

Nga viti 2006 e këndej, në Kosovë kanë mbërritur hiç më pak se 7 miliardë e 955.2 milionë euro.

Bazuar në të dhënat e BQK-së i bie se mesatarisht 611.9 milionë euro u dërguan para në Kosovë, Çdo muaj të vitit i bie se mesatarisht u dërguan rreth 51 milionë euro përderisa çdo ditë i bie rreth 1.7 milionë euro.

https://kallxo.com/dergesat-e-diaspores-rreth-8-miliarde-euro-per-13-vjet/?fbclid=IwAR1U6yvCMDmNIoi0O90ssn5TWMqpX9n8KVE-y5v7fEbnDWlklUNmNVN5yys

.