Rita Ora

"Rita po vjen", konfirmohet koncerti në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë këtë vit në Tiranë për koncert.

Artistja e hiteve “Let You Love Me” dhe “Anywhere” do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për një koncert, në datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej”.

Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari, drejtoresha gjeneralë e promovimit të qytetit, përmes një postimi në Instagram.

Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital – i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqytet evropian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta me pjesëmarrjen e yjeve botërorë.

Kujtojmë që në Tiranë sivjet do të performojë edhe Dua Lipa, këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili sivjet organizohet edhe atje.

Rita Orae vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në qershort të vitit 2018, kur mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Terezë”.

Ajo do të rikthehet pas katër vitesh me një karrierë më të bujshme dhe me shumë hite të reja. /Telegrafi