Kori Siparantum . Foto: 'Siparantum Choir'.

Në mars, Kori ‘Siparantum’ mban koncert në Berlin 

Në mars të këtij viti, Kori “Siparantum” (Siparantum Choir) nga Peja do të shfaqë një koncert para publikut gjerman. 

Koncerti do të mbahet në sallën më të njohur koncertale në botë, “Berlin Philharmonie”. 

Është hera e parë që një kor nga Kosova mban koncert në Sallën e filharmonisë berlineze. 

Dirigjenti Memli Kelemendi ka bërë të ditur se “Siparantum” prezantohet në kuadër të koncerteve, “Choral Celebrations”. 

“Kori Siparantum do të jetë pjesë e sallës më të njohur koncertale në botë, ‘Berlin Philharmonie’ në kuadër të Choral Celebrations në mars të 2022. Është hera e parë që një grup koral nga Republika e Kosovës ftohet që të marr pjesë në një ngjarje të tillë të rëndësishme kulturore”, ka shkruan llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi, dirigjent i korit. 

 Prezantimi i “Siparantum” në Berlin vjen pas suksesit të këtij kori në olimpiadën e muzikës korale, “World Choir Games”.