Gjykimi për gjuajtjen me armë në oën e Fatmir Limajt - FOTO KALLXO - 27.02.2019..

Ministri Shala për gjuajtjen me armë: Nuk e kam ditur që është vepër penale

Endrit Shala, ministër i Tregtisë, Dardan Gashi ministër i Diasporës e kanë pranuar fajësinë për akuzat e Prokurorisë lidhur me gjuajtjet me armë në odën e liderit të NISMA-s Fatmir Limaj, në Banjë të Malishevës.

Në fillim të seancës, ministri Shala kërkoi që aktakuza të konsiderohej e lexuar.

“E pranoj fajësinë, kam mendu që nuk është vepër penale”, u deklarua ministri Shala.

“Kërkoj që Gjykata me marr parasysh pse ka ndodh qajo, nuk e kemi dëmtuar kërkënd, si kemi shqetësuar askënd, e sinqerisht unë nuk e kam dit që përdorimi i armës me gaz është vepër penale”, u deklarua i akuzuari Endrit Shala.

Gjykimi për gjuajtjen me armë në odën e Fatmir Limajt – FOTO KALLXO – 27.02.2019

 

Edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi u deklaruar se: “E pranoj fajësinë”.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, u mbrojt në heshtje.

“Ja kam marr dorën gjyqtar diqysh, e du me u mbrojt në heshtje”, u deklaruar i akuzuari Lushtaku.

 

https://kallxo.com/lushtaku-i-deshperuar-me-pranine-e-vogel-te-mediave-ne-gjykimin-per-gjuajtjen-me-arme-ne-oden-e-limajt/

https://kallxo.com/sami-lushtaku-pranon-fajesine-per-gjuajtje-me-arme/

https://kallxo.com/ministrat-shala-gashi-dhe-te-tjeret-e-pranuan-fajin-per-gjuajtjet-me-arme-lushtaku-mbrohet-ne-heshtje/

.