Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Ministri Pret Përfundimin e Hetimeve për Rastin e Agron Mustafës

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka shkruar në Facebook se është duke ndjekur me seriozitet zhvillimet rreth incidentit mes Agron Mustafës dhe dy punonjësve të policisë.

“Incidentin që ka ndodhur në mes të kryeshefit të Telekomit të Kosovës dhe zyrtarëve policorë jam duke e përcjellur me seriozitet”, ka shkruar Sefaj.

Ministri ka sqaruar më tutje se është “duke pritur përfundimin e hetimeve”.

Sot në një incident u përfshinë shefi i Hetimeve të Krimeve Ekonomike Nazim Sahiti, polici Avni Berisha, drejtori i Telekomit Agron Mustafa dhe një person tjetër.

Inspektorati Policor rastin edeklaroi se e cilëson lëndim të lehtë trupor, ndërsa tregoi se është duke e hetuar për të vetëm policin Avni Berisha dhe një qytetar.

http://kallxo.com/zyrtare-ipk-nuk-heton-nazim-sahitin-per-sulmin-ndaj-agron-mustafes/

Agron Mustafa në një konferencë për gazetarë, teksa tregoi se çfarë përjetoi sot gjatë ditës, u bëri thirrje zyrtarëve të institucioneve që të mos mbajnë rreth vetes dhe as në polici, njerëz si Nazim Sahiti e Avni Berisha.

http://kallxo.com/agron-mustafa-nuk-me-kane-frikesuar-dhe-nuk-do-te-zmbrapsem/