Përparim Rama takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka takuar deputeten në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se pati një takim të veçantë me Kearns, e cila sipas Ramës gëzon guxim dhe besnikëri ndaj së vërtetës.

 “Nder dhe kënaqësi takimi i veçantë me deputeten e Parlamentit Britanik, zonjën Alicia Kearns. Në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës”- ka shkruar Rama në Facebook.

Alicia Kearns është edhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Ajo në vazhdimësi ka bërë reagime për zhvillimet në Kosovë, dhe zhvillimet pas sulmit në Banjskë. Kohë më parë kishte paralajmëruar se në veri po futet armatim ilegal nga ana e Serbisë.