Ilustrim

Merr flakë një ndërtesë në Prishtinë

Një ndërtesë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë ka marrë flakë gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci tha për KALLXO.com se rreth orës 15:00 policia është raportuar për një zjarr në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personat nga aty ashtu që të shmangen pasojat në njerëz”, tha Borovci për KALLXO.com.

Zjarrfikësit, sipas Borovcit, kanë arritur të lokalizojnë dhe me pas të fikin zjarrin.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë që policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe ndriçuar rrethanat e rastit”, tha Borovci.