Mëngjesi në Tenda, Para Qeverisë

Rreth orës 5:00 të mëngjesit, KALLXO.com ka vizituar tendat e vendosura në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku disa aktivistë kujdestarë si dhe disa policë rrinin zgjuar brenda dhe pranë rrethojave të Kuvendit të Kosovës.

Për t’u ngrohur disa protestues kishin ndezë zjarrin, ndërsa në disa tenda shiheshin dritat ndezur.

Edhe pse gjatë mbrëmjes kishte rënë shi, protestuesit nuk ishin larguar nga tendat.