Hashim Thaçi - Patricia Nugee

Medalje Presidenciale të Meritave për kolekcionisten e figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave. Nugee është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lart të shtetit të Kosovës.

Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi.