Ilustrim

Më 5 shtator protestë kundër Thaçit, Haradinajt dhe Veselit

Iniciativa qytetare ‘Protestoj’, ka paralajmëruar protestë pas deklarimeve të krerëve të shtetit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke i’u përgjigjur Presidentit të vendit, Hashim Thaçi i cili ftoi shoqërinë civile t’i bashkangjitet dialogut me Serbinë.

“Ne nuk jemi në një vijë me ty, ne jemi në vijë të kundërt përballë teje. Ne e trajtojmë seriozisht vendin tonë, ti bën shaka me temat serioze. Ne angazhohemi e rrezikojmë duke sakrifikuar, ti bezdisesh në salltanet dhe zhgarravitë gjithë ditën në Facebook. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurtë, ti e vë si monedhë kusuri për ta shpëtuar veten”, shkruan ata në Facebook.

Ata thane se protestat do të vazhdojnë më 5 shtator, në vijë të kundërt me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin. Bashkohuni!

Grupi i njëjtë kishte protestuar edhe për dorëheqjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

https://kallxo.com/protesta-e-radhes-per-shkarkimin-e-kryeprokurorit-lumezi/