Vazhdon protesta n’ballkon

Edhe sot, si dje, ka vazhduar një protestë jo shumë zakonshme në kohën kur edhe në Kosovë është shfaqur virusi COVID-19.

Qytetarët në të gjitha qytetet nga ballkonet kanë bërë zhurmë pas situatës së krijuar në skenën politike.

Kjo protestë, fillimisht u nis dhe po organizohet nga një grup aktivistësh nën emrin e “Replikë”.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjesia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e Replikë.

Kjo është një video e dërguar nga Dardania në Prishtinë.