Njësia për Mbrojtjen e Afërt - Foto: KALLXO.com

Mbrojtja e afërt: Haradinajt nuk mund ti afrohet askush në perimetrin prej 1 km

Në një edicion special “Drejtësia në Kosovë” ka përcjellë njërën nga ditët e eskortës së afërt e cila e siguron çdo ditë Kryeministrin Haradinaj.
Në pamjet e transmetuara është rrëfyer për momentet kur eskorta niset herët në mëngjes për ta marrë kryeministrin nga rezidenca e tij e deri tek udhëtimi në Kryeministri.

“Janë në punë, janë në rregull, janë profesionistë, e bëjnë punën me respekt”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Në pyetjen e gazetarit të “Drejtësia në Kosovë“ se sikur t’i kishte në luftë këta zyrtarë policorë çka do të ndodhte, kryeministri Haradinaj u përgjigj: “Çka kishin bo këta me mua, po ishin kanë besoj të zotë, janë edhe tash të zotë, po edhe atë herë kishin me qenë të zotë ose në naj situatë tjetër do ishin djem të zotë”, theksoi Haradinaj.
Në biseda me pjesëtarët e kësaj njësie emisioni ka sqaruar se askush në perimetrin prej 1 kilometri nuk mund t’i afrohet kryeministrit e as njerëzve të mbrojtur pa e ditur kjo njësi.

Pajisje dhe shumë veprime të tjera përdoren për të garantuar sigurinë dhe tërë procesin e shoqërimit ndërsa në armatimin e tyre ka antiplumb armë të shkurta e të gjata dhe mjete të blinduara.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com