Nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Mbledhje e PDK-së dhe Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar për sot mbledhjet e tyre, pasi opozita dorëzoi në Kuvend më shumë se 40 nënshkrime për mocionin e votëbesimit të qeverisë.

Mbledhja e PDK-së është paralajmëruar në mesditë, ndërsa ajo e Kryesisë së Kuvendit në orën 14:00.

Sot partitë opozitare dorëzuan në Kuvend nënshkrimet për mocionin e votëbesimit të qeverisë, ndërsa në bazë të nënshkrimeve pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në ditët në vijim.

Katër nga nënshkruesit e mocionit janë nga PDK-ja- Nait Hasani, Shukri Buja, Rafet Rama dhe Raif Qela.

Opozitarët në konferencën ku njoftuan për sigurimin e nënshkrimeve për mocionin shprehën dëshirën që qeveria të bjerë.

http://kallxo.com/opozita-shpreson-rrezimin-e-qeverise/