Emin Beqiri

Mbetet në fuqi aktakuza ndaj Emin Beqirit dhe Hashim Rrahimit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës ndaj ish -shefit të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri dhe biznesmenit Hashim Rrahimit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi gjyqtari Vesel Ismajli.

Më 4 maj, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj ish- drejtorit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror special dhe lidhet me aferën e korrupsionit në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.

Palët kanë të drejte në Gjykatën e Apelit ndaj ndaj refuzimit të kërkesave për hedhje të aktakuzës.

 

https://kallxo.com/emin-beqiri-flet-per-aktakuzen-ne-rastin-sekseri/