Prapa grilave - Ilustrim
Momenti kur Ekrem Lika shpallet fajtor - VIDEO
Gjykata ka shpallur fajtorë Ekrem Likën, i cili ishte i bashkakuzuar me Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin për veprën penale të mashtrimit.
Lika është dënuar me dënim me burgim prej 2 vite e 6 muaj.
I pranishëm në shpalljen e aktgjykimit ishte edhe i dëmtuari Faton Dalladaku.
Kurse shpalljen e aktgjykimit e bëri gjykatësja Naime Jashanica.
Kujtojmë se Gjykata e Prishtinës, me datë 26 shkurt 2020, ka shpallur fajtor të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, me ç’rast Hashimi është dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 9 muaj, kurse me 3 vite burgim është dënuar i akuzuari Rexhepi.
Prokuroria e Ferizajt kishte ngritur aktakuzë në mars të vitit 2018 ndaj Hashimit dhe Rexhepit për mashtrim.
Gjithnjë sipas aktakuzës qëllimi i prezantimit të rremë i të akuzuarve si të afërm të Kadri Veselit dhe Xhavit Halilit ishte ndërmjetësimi për blerjen e Qendrës Kardiake nga tani i dëmtuari Faton Dalladaku duke e shtyrë atë që të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
Aktakuza thotë se atij i është paraqitur një certifikatë e pakompletuar e biznesit në të cilën rezultonte se Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika ishin pronarë të Qendrës për Kardiologji duke i paraqitur një kontratë në të cilën rezulton se Rrahim Hashimi ishte pronar i 20 % të aksioneve në këtë qendër ndërsa Ekrem Lika, pronar 80 % të aksioneve.
Pasi tani i dëmtuari Faton Dalladaku ishte i bindur se ata dy janë pronarë të Qendrës Kardiake ka nënshkruar kontratën për blerjen e kësaj Qendre në shumë prej 290,810.00 euro.
Të bashkakuzuarit me Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin gjykata i caktoi paraburgim